• сабота, 22 февруари 2025

REL: Hungaria e bllokon deklaratën e përbashkët të BE-së për zgjedhjet në Bjellorusi

REL: Hungaria e bllokon deklaratën e përbashkët të BE-së për zgjedhjet në Bjellorusi

Bruksel, 27 janar 2025 (MIA) - Përfaqësuesit hungarezë e kanë bllokuar kumtesën e përbashkët të vendeve të Bashkimit Evropian, ku zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi cilësohen të rreme, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Në mungesë të nënshkrimeve nga përfaqësuesit e të gjitha 27 vendeve të BE-së, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas dha deklaratë të posaçme, ku thotë se zgjedhjet më 26 janar nuk kanë qenë të lira dhe korrekte dhe u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse që t'i lirojnë të gjithë të burgosurit politikë.

"Vendimi i regjimit që t'u bërë thirrje vëzhguesve zgjedhorë nga OSBE-ja dhjetë ditë para zgjedhjeve, i pengoi të kenë qasje deri te fazat kyçe të procesit zgjedhor", tha Kallas.

Ajo shtoi se kjo është edhe një dëshmi për mosbesim të plotë në këto zgjedhje.

Kallas porositi se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta përkrah vendin në stabilizimin e ekonominsë së tij dhe reformimin e institucioneve derisa Bjellorusia e fillon tranzicionin e saj demokratik.

Hungaria javën e kaluar refuzoi të nënshkruajë projekt-deklaratë lidhur me zgjedhjet jodemokratike presidenciale në Bjellorusi në emër të 27-të vendeve të BE-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан