• сабота, 05 октомври 2024

Rekomandim për drejtim të kujdesshëm të automjeteve nëpër rrugët e rajonit të Dibrës

Rekomandim për drejtim të kujdesshëm të automjeteve nëpër rrugët e rajonit të Dibrës

Dibër, 4 tetor 2024 (MIA) - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe era, të cialt e kapluan rajonin më të gjerë të Dibrës, në drejtimet rrugore shkaktuan shembje më të vogla, por të shpeshta. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve.

"Në drejtimet rrugpre nën kompetencat tona ka shembje më të vogla, por të shpeshta të gurëve. Për këtë shkak, rrugët e lagështa, por edhe mundësia për shembje më të mëdha, për çka është i njohur ky rajon, rekomandojmë drejtim shumë më të kudjesshëm dhe respektim të rreptë të sinjalizimit rrugor. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren, me qëllim të pastrimit me kohë dhe zhvillimit të sigurt të komuniakcionit", tha për MIA-n Dear Limanovski, udhëheqës i seksionit të Dibrës të Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale.

Gjithashtu, ai bëri thirrje që të mos manipulohet me paraqitje të rrejshme, siç ka ndodhur sot.

"Në numrat 112 dhe 192 ka pasur paraqitje nga personi i njejtë, se në aksin Dibër-Zhirovnicë, drejtimi rrugor Dibër-Mavrovë, afër fshatit Kosovrast i Ulët ka shembje të madhe shkëmbi. Menjëherë u mobilizuam dhe kontrolluam tërë aksin drejt Zhirovnicës, por u konstatua se paraqitja ishte e rrejshme", thotë Limanovski.

Nën kompetenca të këtij seksioni janë akset Dibër - Zhirovnicë (drejtimi rrugor Dibër-Mavrovë), Dibër - Glloboçicë (drejtimi rrugor Dibër-Strugë), rruga drejt vendkalimit kufitar "Bllatë", më pas aksi "Ura e Boshkut" drejt fshatrave të Rekës së Vogël, si dhe rruga "Ura e Radikës"-Qendër Zhupë apo mbi 110 kilometra.

Reshjet e shiut gjithsesi do të ndikojnë në rritjen e ujit të lumenjve në këtë rajon, që do të kushtëzojë me rrjedhë të shtuar të ujit në akumulimin "Liqeni i Dibrës" të Hidrocentralit "Shpilje". ab/

Fotо: МIА
 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан