Reali mbrëmë humbi nga Hetafe në Santiago Bernabeu
- Reali i Madridit mbrëmë humbi nga Hetafe me rezultatin 0:1 si vendas në xhiron e 26-të të Kampionatit spanjoll.
Madrid, 3 mars 2026 (MIA) - Reali i Madridit mbrëmë humbi nga Hetafe me rezultatin 0:1 si vendas në xhiron e 26-të të Kampionatit spanjoll.
Golin e vetëm e shënoi uruguaiani Martin Satriano në minutn e 39-të.
Ndërkaq, në minutën 90+5, mesfushori Franko Mastantuono u përjashtua nga loja me karton të drejtpërdrejtë të kuq. Dy minuta më vonë, gjyqtari e përjashtoi edhe sulmuesin e mysafirëve, Adriano Liso me kartonin e dytë të verdhë.
Reali i Madridit me 60 pikë pas 26 ndeshjeve është i dyti në tabelë në La Liga, ndërsa Hetafe me 32 pikë nga 26 ndeshje tani është në vendin e 11-të. Lider është Barcelona me 64 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Reali do të luajë si mysafir kundër Selta Vigos më 7 mars. bsh/
Foto: EPA