• петок, 05 декември 2025

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Makedonska Kamenicë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Makedonska Kamenicë

 Makedonska Kamenicë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Në Makedonska Kamenicë sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Qytetarët sot zgjedhin kryetarin e ri të komunës, ndërsa në garë janë Dimço Atanasovski dhe Sonja Stamenkova.

 Sipas të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhor, deri në orën 9 të drejtën e votës e kanë ushtruar 330 votues nga gjithsej 6.650 votues të regjistruar në listën e votuesve. Votimi po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pa asnjë parregullsi të raportuar.

 Dje, të drejtë të votës kanë pasur të sëmurët dhe të pafuqishmit. Nga 56 votues të regjistruar, votuan 55 persona, njoftoi komisioni zgjedhor.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 19, pas së cilës do të fillojë numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve fillestare.

 Dita e zgjedhjeve në Makedonska Kamenicë deri më tani ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa probleme.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан