• сабота, 22 февруари 2025

Rama dhe Shmigali kanë biseduar për bashkëpunim në mbrojtje

Rama dhe Shmigali kanë biseduar për bashkëpunim në mbrojtje

Tiranë, 12 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri ukrainas Denis Shmigal dhe homologu i tij shqiptarë Edi Rama, kanë biseduar për bashkëpunimin në mbrojtje dhe rritjen e presionit të sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë edhe përpjekjet për të kundërshtuar "flotën në hije" të Rusisë.

 Termi "flota në hije" zakonisht përdoret për t'iu referuar cisternave që përdoren për të anashkaluar sanksionet dhe/ose kufizime të tjera në tregtinë e naftës dhe produkteve të naftës. 

 "Shmigali shprehu mirënjohjen e tij për Shqipërinë për trajnimin e personelit ushtarak ukrainas. Shmigali veçanërisht theksoi se Ukraina pret të vazhdojë dhe përhapë këtë program në përputhje me marrëveshjen për bashkëpunim afatgjatë dhe mbështetje të nënshkruar në janar", njoftuan mediat shqiptare. 

 Shmigali dhe Rama biseduan edhe për çështjen për ta nxjerrë Rusinë para drejtësisë.

 Kryeministri ukrainas e përshendeti hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Sipas tij, kjo ngjarje do të ndihmojë të forcohet bashkëpunimi mes Ukrainës dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet. 

 "E vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë për iniciativën në interes të Ukrainës, si dhe anëtarësimin e ardhshëm të vendit tonë në BE dhe NATO. Ju falenderojmë për të gjithë ndihmën e dhënë pas invadimit të plotë të Rusisë", shtoi ai. qa/ 

Foto: EPA

 

Остани поврзан