Rënia e paralajmëruar e temperaturave mund të kërcënojë kulturat bujqësore, veçanërisht frutat
- Rënia e theksuar e paralajmëruar e temperaturave nga e diela mund t'i kërcënojë kulturat bujqësore, veçanërisht pemët për shkak të mundësisë së ngricave, si dhe të shkaktojë dëme, më së shumti për llojet që tashmë kanë lulëzuar, paralajmërojnë agrometeorologët nga DPHM.

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Rënia e theksuar e paralajmëruar e temperaturave nga e diela mund t'i kërcënojë kulturat bujqësore, veçanërisht pemët për shkak të mundësisë së ngricave, si dhe të shkaktojë dëme, më së shumti për llojet që tashmë kanë lulëzuar, paralajmërojnë agrometeorologët nga DPHM.
Sipas tyre, reshjet që përfshinë vendin janë të një rëndësie të madhe për të gjitha kulturat bujqësore dhe do të kontribuojnë në rritjen e lagështisë në tokë, e cila nevojitet për përgatitjen pranverore për mbjellje. Shiu do të ndikojë pozitivisht për grurin vjeshtor, si dhe është i favorshëm për kulturat frutore, por kontrolli i vazhdueshëm i kulturave është i domosdoshëm sepse për shkak të lagështisë më të madhe relative në zonën e bimëve, mund të krijohen kushte më të favorshme për shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve.
Rekomandimi është që prodhuesit bujqësorë të marrin masat e duhura për mbrojtjen e të mbjellave nga ngrirja, pastrimin e kanaleve kulluese për derdhjen më të lehtë të ujërave sipërfaqësore, marrjen e masave parandaluese për forcimin e serave dhe strukturave të tjera, mbrojtjen e bimëve, veçanërisht llojeve frutore nga shfaqja dhe zhvillimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve, si dhe monitorimi i rregullt i të mbjellave dhe zbatimi i masave të nevojshme agroteknike.
"Për kokrrat e kashtës në vendin tonë rëndësi thelbësore kanë reshjet në periudhën nga fillimi i muajit mars deri në fillim të qershorit. Gruri konsumon sasinë më të madhe të ujit në fazat e formimit të boshtit, kallirit dhe pjekurisë së qumështit. Faza e boshtit zhvillohet në periudhën e pranverës. Në fillim të kësaj faze formohen organet riprodhuese nga të cilat do të varet frytëzimi dhe për këtë arsye në këtë fazë bima duhet të ketë sasi të mjaftueshme uji dhe lëndësh ushqyese. Për shkak të kësaj, ky shi do të ndikojë pozitivisht në grurin e vjeshtës. Kulturat e pemëve kanë kërkesa të ndryshme për sa i përket ujit, për shkak të rrënjëve të thella, kështu që ato e tolerojnë thatësirën relativisht lehtë, por kërkohet lagështia optimale në fillim të vegjetacionit për lulëzimin normal dhe formimin e frutave. Nevoja për ujë në plantacionet e reja ka një rëndësi të madhe për rritjen e shpejtë dhe formimin e një plantacioni me gjendje të mirë. Kur ka mungesë uji gjatë rritjes së frutave, ato mbeten të vogla dhe mund të ndodhë rënia e tyre. Prandaj këto reshje ndikojnë pozitivisht", sqarojnë agrometeorologët.
Prandaj këto reshje ndikojnë pozitivisht, sqarojnë agrometeorologët.
Por, siç shtojnë ata, reshjet e vogla, madje edhe me intensitet më të ulët janë më të dobishme për bujqësinë. Pas reshjeve të tilla, thonë ata, toka mbetet në gjendje të favorshme për kultivim për mbjellje dhe të mbjellat zhvillohen më intensivisht.
"Javën e kaluar kemi pasur mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Në gjashtë ditët e fundit të muajit mars ka pasur depërtim ciklonik në disa lokacione të shtetit me reshje të vazhdueshme efektive dhe afatshkurtra të rrëmbyeshme të shoqëruara me paraqitje të izoluar të breshërit dhe bubullimave. Intensiteti i reshjeve është i një rëndësie të madhe për prodhimin e bimëve bujqësore. Shiu mund të jetë me intensitet të ulët (shi i lehtë) ose me intensitet të lartë (shi i rrëmbyeshëm). Shirat e rrëmbyeshëm intensivë mund të jenë të dëmshëm për shkak të intensifikimit të proceseve erozive në terrene të pjerrëta dhe mund të shkaktojnë përmbytje dhe dëmtime të kulturave bujqësore. Reshjet e mëdha mund të çojnë në krijimin e rrjedhave të rrëmbyeshme ujore dhe derdhje të mundshme dhe përmbytje të zonave të caktuara bujqësore. Gjatë shirave të rrëmbyeshëm, toka nuk mund të thithë të gjithë ujin. Kur bie shi i madh për gjysmë ore, toka thith 35 për qind, ndërsa gjatë një shiu të lehtë për 6 orë, dheu thith rreth 93 për qind", theksojnë agrometeorologët nga DPHM. sa/
foto: Arkivi i MIA-s