"Qyteti i sigurt" do të funksionojë prej vitit 2026
- Implementimi i sistemit "Qyteti i sigurt" pritet të funksionojë prej 1 janarit të vitit 2026. Për zbatimin e tij nevojiten pesë ndryshime ligjore, me ç'rast deri në fund të prillit pritet të gjitha ndryshimet e ligjeve lidhur me sigurinë në komunikacionin në shtet të parashtrohen në Kuvend. Dënimet e para do të fillojnë të shqiptohen prej 1 janarit të vitit 2026, por sistemi do të fillojë të funksionojë edhe më herët, me atë që do t'u dërgohen paralajmërime shoferëve për kundërvajtjet e kryera. Pjesë e sistemit "Qyteti i sigurt" do të jenë edhe automjete të pajisura me kamera të mençura të cilat gjatë lëvizjes në kuadër të rrugëve konkrete do t'i konstatojnë të gjitha automjetet e parkuara gabim.

Shkup, 22 shkurt 2025 (MIA) - Implementimi i sistemit "Qyteti i sigurt" pritet të funksionojë prej 1 janarit të vitit 2026. Për zbatimin e tij nevojiten pesë ndryshime ligjore, me ç'rast deri në fund të prillit pritet të gjitha ndryshimet e ligjeve lidhur me sigurinë në komunikacionin në shtet të parashtrohen në Kuvend. Dënimet e para do të fillojnë të shqiptohen prej 1 janarit të vitit 2026, por sistemi do të fillojë të funksionojë edhe më herët, me atë që do t'u dërgohen paralajmërime shoferëve për kundërvajtjet e kryera. Pjesë e sistemit "Qyteti i sigurt" do të jenë edhe automjete të pajisura me kamera të mençura të cilat gjatë lëvizjes në kuadër të rrugëve konkrete do t'i konstatojnë të gjitha automjetet e parkuara gabim.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dje deklaroi se në dhjetë ditët e fundit ka kontrolle të përforcuara rrugore, janë regjistruar numër i rritur i kundërvajtjeve, ndërsa numri i fatkeqësive në trafik është ulur për 30 për qind dhe fatkeqësive me viktima për 60 për qind. MPB, ndërkaq, dje kumtoi se prej fillimit të muajit përfundimisht me 20 shkurtin, nëpunësit policorë nga të gjithë tetë sektorët për punë të brendshme pranë BSP të MPB-së u kanë dhënë 18.132 urdhëresa qytetar[ve-pjesëmarrës në komuniakcion për kundërvajtje të kryera në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve dhe Ligjit për automjete. Pjesa ml e madhe e atyre mosrespektimeve të rregullave në trafik kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lëvizjes - 6.056, më pas për parkim jo të rregullt - 4.213 dhe mosposedim të patent shoferit - 1.510.
Sipas Toshkovskit, ndërkaq, mbetet fakti se numri i kundërvajtjeve këtë vit është rritur dyfish në krahasim me vitin e kaluar. "Nëse në vitin 2024 ka pasur rreth 2.000 kundërvajtje në nivel të SPB Shkup për periudhë prej 10 ditëve, këtë vit ka rreth 4.000 kundërvajtje, që janë konsttauar me prnai të rritur të policëve në terren", tha Toshkovski, i cili dje foli në tribunën publike për ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion në rrugë dhe Ligjit për kundërvajtje për projektin "Qyteti i sigurt".
Ministri Toshkovski theksoi se me qasjen sistematike, grupi i punës përcaktoi se nevojiten ndryshime në pesë zgjidhje ligjore në mënyrë që ky projekt të funksionojë siç duhet për Ligjin për sigurinë e rrugëve, Ligjin për kundërvajtjet, Ligjin për Automjetet, Kodin Penal dhe Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve. Të gjitha këto, konsideron ai, janë ligje kyçe që duhet të ndryshohen në mënyrë që të krijohet një zgjidhje sistematike funksionale.
"Ky është prioriteti i parë i Ministrisë së Brendshme. Në muajin e ardhshëm, do të punojmë intensivisht në legjislacionin e përgjithshëm që duhet të ndryshohet dhe shpresoj se deri në fund të marsit do të kemi version fillestar të të gjitha ligjeve që duhet të hyjnë në procedura në mënyrë që të hyjnë në një procedurë qeveritare në prill dhe shpresoj se deri në fund të prillit ata do të hyjnë në procedurë parlamentare", tha Toshkovski.
Pjesë e sistemit "Qyteti i sigurt" do të jenë edhe automjetet e pajisura me kamera inteligjente që, kur lëvizin brenda rrugicave dhe rrugëve specifike, do të zbulojnë të gjitha automjetet e parkuara gabimisht.
“Dhe po, ato do të përpunohen menjëherë në kuadër të sistemit duke u bazuar në përpunimin kompjuterik të të dhënave që do të futen në sistem”, tha ministri, duke shtuar se procesi është sistematik dhe se nuk është vetëm implementimi i një “Qyteti të sigurt” por se shumë gjëra duhet të bëhen në lidhje me këmbësorët dhe çiklistët.
Ai thotë se ky proces do të jetë shumë transparent dhe komunikimi me publikun do të jetë i vazhdueshëm, nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e njeriut, veçanërisht nëse flasim për të rinjtë.
Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorian, shprehu kënaqësinë që ata ishin partnerë me Qeverinë në zbatimin e nismës "Qyteti i sigurt". "Kjo është e gjitha në përputhje me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të KB-ve. Një nga këto qëllime shprehet se synimi është deri në vitin 2030 të përgjysmohet numri i rasteve të vdekjes dhe lëndimeve nga aksidentet e trafikut në mbarë botën. Ne e dimë për numrin e lartë të aksidenteve të trafikut në këtë vend, i cili është mbi mesataren evropiane, dhe duam të ndihmojmë Qeverinë me ndihmën e faktorëve të ndryshëm si MPB, Ministria e Drejtësisë, për të qenë sa më afër mesatares së BE-së, respektivisht shumë më të ulët se ajo e tanishme", tha Grigorian.
Ministria e Drejtësisë u detyrua të përgatisë ndryshimet në Ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, Ligjin për kundërvajtjet dhe ndryshimet në Kodin Penal me qëllim të sigurimit të zbatimit të projektit “Qyteti i sigurt”. Janë bërë ndryshime të reja në Ligjin për Kundërvajtjet. Një procedurë e veçantë është parashikuar për kundërvajtjet në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, e cila i referohet kundërvajtjeve të përcaktuara me anë të sistemeve të zbulimit elektronik, siç është sistemi “Qytet i sigurt”.
"Po vendosim procedura të shkurtuara me afate të shkurtra gjykimi dhe dënime të zgjeruara për autorët e sërishëm të kundërvajtjeve, duke përfshirë ndalimin e drejtimit të automjetit pas kundërvajtjes së tretë. Urdhërpagesat kundërvajtëse do të dorëzohen shpejt dhe në mënyrë efektive përmes SMS dhe postës elektronike. Autorët do të kenë të drejtë për mbrojtje gjyqësore nëse nuk pranojnë përgjegjësinë. Këto ndryshime do të përmirësojnë shpejtësinë dhe efikasitetin e procedurave", bëri të ditur përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë në debatin publik.
Debatet publike për sigurinë në komunikacion, si dhe protestat masive të qytetar[ve nën moton "Kush është i ardhshmi", pasuan pas fatkeqësisë rrigore në të cilën jetën e humbi 22-vjeçarja Frosina Kullakova, më 29 janar të këtij viti. ab/
Fotо: МIА arkivi