• четврток, 29 август 2024

QMK: Nga 16 zjarre në vende të hapura gjatë 24 orëve të fundit, janë shuar 13, dy janë ende aktivë dhe një nën kontroll

QMK: Nga 16 zjarre në vende të hapura gjatë 24 orëve të fundit, janë shuar 13, dy janë ende aktivë dhe një nën kontroll

Shkup, 27 korrik 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se gjatë 24 orëve të fundit ishin regjistruar 16 zjarre. Prej tyre 13 ishin shuar, ndërsa dy janë ende aktive dhe një është ende nën kontroll. 

Dy zjarret aktive në vende të hapura janë në fshatin Tazhevë, Komuna Makedonski Brod, krahu drej Belicës dhe krahu drejtë "Jasenit".

"Veprohej me një helikopter të policisë nga ajri, ndërsa nga toka me 39 pjesëtarë të MPB-së nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë, një ekip prej katër zjarrfikësve në NJZT, tetë të punësuar nga 'Jasen' dhe një nga ELS, ku po digjet pyll me pisha dhe në malin Sertë Komuna Shtip, në Krivollak në drejtim të fshatit Penush, ku po digjet vegjetacioni i ulët", bën të ditur QMK. 

Sipas QMK, nën kontroll është zjarri në vend të hapur dhe po instistohet që të sillet në fazë të lokalizimit që pastaj edhe të shuhet. Ai është zjarri në Komunën Demir Hisar, në Malin Ilin në rajonin ndërmjet fshatit Slloeshticë dhe Brezhanë dhe fshati Pllaçë. Vepruan nga ajri dy "er traktora të DMSH, ekip i katër zjarrfikësve të NJTZ dhe 14 pjesëtarë të NP "Pyjet Kombëtare" ndërsa po digjet edhe vegjetacion i ulët. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан