• сабота, 22 февруари 2025

Qindra ushtarë meksikanë të vendosur përgjatë kufirit amerikan si pjesë e marrëveshjes për pezullimin e përkohshëm të tarifave amerikane

Qindra ushtarë meksikanë të vendosur përgjatë kufirit amerikan si pjesë e marrëveshjes për pezullimin e përkohshëm të tarifave amerikane

Meksiko Siti, 5 shkurt 2025 (MIA) - Qindra ushtarë meksikanë dhe ushtarë të Gardës Kombëtare janë mobilizuar dhe vendosur mbrëmë përgjatë kufirit me SHBA-në, si pjesë e marrëveshjes që pezullon përkohësisht tarifat amerikane për importet nga Meksika për një muaj, nëse vendi i Amerikës Latine merr hapa për të luftuar tregtinë e paligjshme me fentanil. 

Personeli ushtarak meksikan do të vendoset përgjatë kufirit në vende me shkallë të lartë të migrimit të paligjshëm, drogës dhe armëve, përfshirë edhe në shtetet kufitare meksikane Kaliforninë e poshtme, Sonora dhe Tamaulipas, kumtuan zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë.

Plani për vendosjen e mundshme të rreth 10.000 ushtarëve meksikane është pjesë e marrëveshjes të publikuar në fillim të kësaj jave, sipas së cilës presidenti amerikan Donald Tramp shtyu përkohësisht vendosjen e një tarife prej 25 për qind për importet meksikane për një muaj.

Meksika është kërcënuar se do të vendosë tarifa përkatëse. ls/

Foto: EPA

Остани поврзан