• сабота, 31 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Qindra mijëra njerëz morën pjesë në protestat përgjatë SHBA-së kundër Trampit dhe Maskut

Qindra mijëra njerëz morën pjesë në protestat përgjatë SHBA-së kundër Trampit dhe Maskut

Uashington, 6 prill 2025 (MIA) – Qindra mijëra njerëz morën pjesë në më shumë se 1.400 protesta në 50 shtete federale të SHBA-së kundër presidentit Donald Tramp dhe miliarderit amerikan Ilon Mask, i cili është në krye të Departamentit për Efikasitet të Qeverisë, njoftuan mediat botërore. 

Si-En-En dhe disa media të tjera publikuan se miliona njerëz morën pjesë në protesta, të organizuara nga lëvizja prodemokratike. 

Organizatorët e protestave thonë se janë kundër, siç e quajnë, “marrjes armiqësore” dhe sulm ndaj të drejtave dhe lirive amerikane nga ana e Trampit dhe Maskut. 

Protesta u mbajtën në kryeqytetet e shteteve amerikane, ndërtesave federale, zyrave të Kongresit, qendrës për sigurim social, parqe dhe sallat e qytetit përgjatë SHBA-së. 

Organizatorët e protestës i ftuan të gjithë që kundërshtojnë, mes tjerash, sulmet ndaj demokracisë, shkurtimin e vendeve të punës, dëbimit të emigrantëve dhe heqjen e të drejtave të bashkësisë LGBTK, të përfshihen në protesta. 

Organizatorët e protestës përfshijnë, mes tjerash, organizata për të drejtat e qytetarëve, veteranë, grupe për të drejtat e grave, sindikata të punëtorëve dhe grupe për të drejtat e LGBTKju.

Nga 28 marsi, Trampi ka pushuar nga puna të paktën 121.360 të punësuar në agjencinë federale, sipas Si-En-En.

Sipas organizatorëve, rreth 150 grupe aktiviste janë regjistruar për pjesëmarrje në protesta. 

Disa protestues mbanin flamuj ukrainas, përderisa të tjerë mbanin shami palestineze dhe parulla “Liri për Palestinën”. 

Ndihmësi i sekretarit për media në Shtëpinë e Bardhë, Liz Juston i kontestoi akuzat e protestuesve se Trampi ka për qëllim t’i ulë shpenzimet për sigurimin social dhe medicinal për të ndjeshmit. 

Derisa protestat vazhduan në mbarë vendin, Trampi e kaloi ditën duke luajtur golf në Floridë. 

Përveç se në SHBA, protesta kundër Trampit dhe Maskut u mbajtën edhe në shumë qytete evropiane, në mesin e të cilëve Berlin, Frankfurt, Londër dhe Lisbonë. fc/

Foto: EPA

 

Тагови

Остани поврзан