• сабота, 22 февруари 2025

Qeveria spanjolle miratoi orarin më të shkurtë javor të punës

Qeveria spanjolle miratoi orarin më të shkurtë javor të punës

Madrid, 5 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria e Spanjës, në marrëveshje me sindikatat, por pa mbështetje të lëvizjeve më të mëdha të punëdhënësve, miraton orarin e punës javore nga 40 në 37.5 pa ulur pagën.

Këshilli i ministrave sot miratoi draft- ligjin të cilin dy sindikatat më të mëdha (CEOE dhe UGT) e përshkruan atë si një masë historike nga e cila potencialisht do të përfitonin 12 milionë punëtorë.

Ministrja e Punës së Spanjës, Jolanda Dijaz theksoi se kjo është ditë historike sepse është zvogëlimi i parë i orarit të punës në 40 vitet e fundit. 

"Kjo nuk është thjesht një variabël tjetër ekonomik, por projekt për vendin dhe masë për modernizimin e Spanjës", theksoi liderja e shoqatës së Majtë, Sumar Dijaz.

Ndërsa shoqata më e madhe e punëdhënësve CEOE hodhi poshtë propozim- ligjin dhe bëri thirrje për reduktim gradual të orëve të punës dhe negociata kolektive. Sipas tyre, masa do të prekë më shumë bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit.

Qeveria e Pedro Sançezit pretendon se përfitimet më të mëdha do të shkojnë për punëtorët që nuk përfshihen nga kontratat kolektive, gjë që është më e përhapur në sektorët e tregtisë, shërbimeve dhe mikpritjes.

Propozim- ligji duhet të miratohet nga Parlamenti, ku qeveria e Sançezit do të duhet të japë mbështetjen e nevojshme. Ligji mund të gjendet para deputetëve në fund të shkurtit ose në fillim të marsit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан