• вторник, 18 март 2025

Qeveria në seancë do ta konfirmojë Vendimin për mbulimin e shpenzimeve të dy anëtarëve të familjeve të pacientëve të cilët do të transportohen jashtë vendit

Qeveria në seancë do ta konfirmojë Vendimin për mbulimin e shpenzimeve të dy anëtarëve të familjeve të pacientëve të cilët do të transportohen jashtë vendit

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) – Për një orë e gjysmë Qeveria do të mbajë mbledhje në të cilën do të konfirmohet Vendimi për mbulimin e shpenzimeve të dy anëtarëve të familjeve të pacientëve të cilët do të shtrohen në spitale jashtë shtetit, informoi sot kryeministri Hristian Mickoski pas vizitës në SPQ “8 Shtatori”. 

Siç tha Mickoski, sipas Vendimit, është paraparë të mbulohen shpenzimet për transport dhe akomodim. 

Kryeministri bën thirrje që çdonjëri që ka qenë në perimetrin e ngjarjes tragjike të lajmërohet në mjek, pavarësisht a ndjen probleme ose jo. 

“Si qeveri po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish. Një pjesë e madhe, mbi 70, 80 pacientë, janë jashtë vendit. Sot në Selanik ndodhen edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe ministri i Shëndetësisë dhe prej andej do të shkojnë në Sofje për të vizituar disa nga pacientët që po trajtohen. Për një orë e gjysmë kemi seancën e Qeverisë, do ta konfirmojmë vendimin për mbulimin e shpenzimeve të dy anëtarëve të familjes për të shkuar atje ku janë shtrirë pacientët, si dhe transportin dhe akomodimin”, theksoi Mickoski.

Paraprakisht, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski i cili ishte bashkë me Mickoskin në SPQ “8 Shtatori”, tha se prej sot pacientë do të dërgohen edhe në Itali, Holandë dhe Belgjikë sepse kapacitetet në fqinjësi tashmë janë përmbushur. fc/

Fotografia: Qeveria e RMV-së

Остани поврзан