• понеделник, 02 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Qeveria: Kemi siguruar 17 miliardë denarë për rritjen e pensioneve dhe sigurimin shëndetësor të pensionistëve

Qeveria: Kemi siguruar 17 miliardë denarë për rritjen e pensioneve dhe sigurimin shëndetësor të pensionistëve

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Rritja lineare e pensioneve për 5.000 denarë për mbi 330.000 pensionistë nënkupton realizimin e premtimit të dhënë, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë. 

Siç theksojnë nga aty, me këtë rritje të dytë lineare prej 2.500 denarë, e përmbyllëm ciklin e rritjes së pensioneve për 5.000 denarë, me çka pensioni më i ulët në mars arrin 18.192 denarë, ndërsa pensioni mesatar është rreth 26.258 denarë.

"Për këtë qëllim si Qeveri në Buxhetin për vitin 2025 kemi siguruar 15 miliardë denarë për rritjen e pensioneve dhe 1.9 miliardë denarë shtesë për sigurimin shëndetësor të pensionistëve, ose gjithsej 17 miliardë denarë", bëhet e ditur në kumtesë.

Nga Qeveria theksojnë se punojnë me përkushtim në krijimin e jetës së sigurt dhe dinjitoze për të gjithë qytetarët dhe se vazhdojnë me realizimin e projekteve dhe përmirësimin e standardit të jetesës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан