• сабота, 22 февруари 2025

Qeveria e re belge dha betimin

Qeveria e re belge dha betimin

Bruksel, 3 shkurt 2025 (MIA) – Anëtarët e Qeverisë së re federale të Belgjikës sot në Pallatin mbretëror në Bruksel dhanë betim para mbretit belg Filip, pas çka kryeministri i ri Bart De Veber zyrtarisht duhet ta marrë detyrën nga paraardhësi i tij Aleksandar De Kro.

Qeverinë e re të De Veber e përbëjnë edhe pesë zëvendëskryeministra, të cilët do të kenë edhe detyrime ministrore, si dhe 10 ministri dikasteri ose gjithsej 16 anëtarë, prej të cilëve 12 burra dhe katër gra. 

Nga radhët e partisë më të madhe në koalicionin e ri qeveritar “Arizona”, Aleanca e Re Flamane e djathtë (N-VA) e De Veber, vijnë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Pensioneve dhe Institucioneve Kulturore Jan Jambon, ministrin e Mbrojtjes dhe Tregtisë së Jashtme, Teo Franken dhe ministrja e Azilit, Migracionit dhe Politikës Urbane, Anelin Van Bosajt. 

Lëvizja e Reformës Liberale Valone (MR) ka katër anëtarë në qeverinë e re. Edhe pse dje u njoftua se lideri i partisë Zhorzh-Luj Bushe do të ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, partia në fund vendosi që postin e zëvendëskryeministrit ta mbante David Klarinval, i cili është edhe ministër i Punësimit, Ekonomisë dhe Bujqësisë. Shefi aktual i diplomacisë belge, Bernard Kuintan, është ministri i ri i Punëve të Brendshmne dhe Sigurisë, Eleanor Simonet është ministrja e klasës së mesme, vetëpunësimit, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe Matje Biel do të drejtojë Ministrinë e Energjisë.

Udhëheqësi i partisë së dytë valone në qeveri, ajo e qendrës Të përkushtuarit (LE), Maksim Prevo, është zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, çështjeve evropiane dhe bashkëpunimit zhvillimor, dhe kolegët e tij të partisë Zhan-Luk Krik dhe Vanesa Mac, ministra të lëvizshmërisë dhe klimës dhe të shërbimit civil, ndërmarrjeve publike dhe digjitalizimit.

Nga radhët e partisë socialdemokrate flamane Përpara (Urojt) në Kabinetin e ri qeveritar vijnë Frank Vandenbruk, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shëndetësisë dhe Rob Benders si ministër i çështjeve të konsumatorëve, politikës sociale dhe mundësive të barabarta. 

Anëtarët e qeverisë nga Kristiandemokratët flamanë të qendrës së djathtë (CDV) janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Buxhetit dhe Reformës Administrative, Vincent Van Peteghem dhe ministrja e Drejtësisë dhe Detit të Veriut, Anelis Verlinden.

Qeveria e re mori detyrën pasi të premten në mbrëmje pesë partitë e harmonizuan programin qeveritar dhe nënshkruan marrëveshje koalicioni, për çka De Veber menjëherë e informoi mbretin Filip, i cili formalisht ia dha mandatin për formimin e Kabinetit qeveritar.  

Përndryshe, emri "Arizona" i koalicionit të ri qeveritar vjen nga ngjyrat e pesë partive - të verdhë (NV-A), e kaltër (MR dhe LE), e kuqe (Voruyt) dhe portokalli (CDV), të cilat janë gjithashtu flamuri i shtetit federal të Arizonës. Formimi i Qeverisë mori 239 ditë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 qershor të vitit të kaluar.

Qeveria e kaluar ishte formuar në tetor të vitit 2020, 494 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura më 26 maj të vitit 2019. fc/

Fotografia: Skrinshot

Остани поврзан