Qeveria britanike filloi program masiv për ndërtimin e "qyteteve të reja"
- Kryeministri britanik Kir Starmer sot do të publikojë një program të madh për ndërtimin e "qyteteve të reja", që konsiderohet më i madhi nga Lufta e Dytë Botërore, me qëllim që të tejkalohet kriza e vështirë banesore në Britani të Madhe.

Londër, 13 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer sot do të publikojë një program të madh për ndërtimin e "qyteteve të reja", që konsiderohet më i madhi nga Lufta e Dytë Botërore, me qëllim që të tejkalohet kriza e vështirë banesore në Britani të Madhe.
Qeveria laburiste, e cila erdhi në pushtet në korrik të vitit të kaluar, planifikon të ndërtojë 1,5 milionë shtëpi deri në vitin 2030.
Starmer do të vizitojë një kantier ndrëtimi për t'i prezantuar planet e qeverisë së tij për "gjeneratën e ardhshme të qyteteve të reja" - lagje që janë disenjuar mirë, të bukura, me banesa të pranueshme, ordinanca mjekësore, shkolla dhe transort publik".
Ai program do të implementohet pas "rënies një dekadëshe në ndërtimin e banesave", tha lideri i laburistëve. Starmer premtoi se "qindra mijë punëtorë dhe familje" në mbarë vendin do të kenë interes nga ai program.
Plani në vijim ishte inspiruar nga programi i qeverisë laburiste nga vitet e 1940-ta për ndërtimin e zonave të reja urbane për t'u lehtësuar mungesa e banesave pas Luftës së Dytë Botërore. Tashmë disa vite, Britania e Madhe përballet me krizë banesore sepse oferta nuk arrin t'i plotësojë kërkesat në rritje.
Sipas Dauning strit, në Angli janë caktuar mbi 100 lokacione për ndërtimin e "qyteteve të reja" të tilla, me potencial të ndërtohen të paktën 10.000 shtëpi. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s