Përveç në Zagreb, alarme për bomba në shkolla edhe në dy qytete tjera në Kroaci
- Shkolla në Pozhegë dhe Çakovec kanë marrë sot paralajmërime për vendosje të mundshme të mjeteve shpërthyese, njoftojnë mediat kroate.

Zagreb, 6 shkurt 2025 (MIA) - Shkolla në Pozhegë dhe Çakovec kanë marrë sot paralajmërime për vendosje të mundshme të mjeteve shpërthyese, njoftojnë mediat kroate.
"Në ato lokacione janë dërguar nëpunës policorë për ndërmarrjen e masave shtesë", thonë nga Policia e Pozhegës. Policia u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, ndërkohë që hetimet vijojnë. Më shumë hollësira do të dihen pas përfundimit të kontrolleve policore.
Më herët këtë mëngjes u publikua se shkolla në Zagreb kanë marrë alarme për mjete të vendosura shpërthyese. rq/
Foto: arkivi i MIA-s