Përfaqësuesit e Trampit po mendojnë të mbyllin konsullata në mbarë botën për shkak të shpenzimeve
- Përfaqësuesit e administratës së presidentit amerikan Donald Tramp po mendojnë mbylljen e disa konsullatave dhe përfaqësive diplomatike amerikane në mbarë botën për të ulur shpenzimet në Departamentin e Shtetit, njoftoi En-Bi-Si Njuz.

Uashington, 12 shkurt 2025 (MIA) - Përfaqësuesit e administratës së presidentit amerikan Donald Tramp po mendojnë mbylljen e disa konsullatave dhe përfaqësive diplomatike amerikane në mbarë botën për të ulur shpenzimet në Departamentin e Shtetit, njoftoi En-Bi-Si Njuz.
Konsullatat në Evropë, Kanada, Meksikë dhe Ishujt e Paqësorit janë në mesin e atyre që mund të mbyllen.
Persona zyrtarë konfirmuan se Trampi e ka shqyrtuar listën e konsullatave, por se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe se nuk është caktuar asnjë afat kohor për ndonjë mbyllje të mundshme.
Po shqyrtohen edhe aktivitetet shtesë të qeverisë që mund të zbatohen në këto misione, siç janë kontakte luftarake me vendet e tjera dhe mbledhjen e informacioneve intelegjente.
Numri më i madh i konsullatave të cilët mund të mbyllen janë në Gjermani dhe Francë, njoftuan personat zyrtarë.
Departamenti i shtetit kërkoi informacione nga konsullatat për punën e tyre. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s