• сабота, 22 февруари 2025

Për 15 ditë janë regjistruar mbi 15.300 tërmete mes ishujve Santorini dhe Amorgos

Për 15 ditë janë regjistruar mbi 15.300 tërmete mes ishujve Santorini dhe Amorgos

Athinë, 13 shkurt 2025 (MIA) - Banorët e Santorinit dhe ishujt përreth kanë kaluar një mbrëmje relativisht të qetë, krahasuar me ditët e kaluara, duke pasur parasysh se nuk janë regjistruar numër i madh i tërmeteve dhe ka pasur vetëm dy me intensitet prej 4,2 ballë, ndërsa për 15 ditë në pjesën detare mes Santorinit dhe Amorgos ka pasur mbi 15:300 tërmete, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sizmologu Dhimitris Papanikolau për televizionin grek "Antena" këtë mëngjes ka theksuar se nuk duhet të "mashtrojë" aktiviteti i butë i mbrëmshëm sizmik "meqenëse tërmetet do të vazhdojnë ende gjatë dhe do të ketë tërmete mbi 5 ballë sipas Rihterit".

Sizmologët grekë në ditët e kaluara theksojnë se dukuria konkrete mund të zgjasë me javë, madje edhe me muaj, ndërsa kategorikisht e hedhin poshtë mundësinë për aktivizim të vullkanit afër Santorinit.

Sipas të dhënave të Komitetit interdisiplinar për menaxhim me rreziqet dhe krizat pranë Universitetit të Athinës nga fillimi i serisë së tërmeteve në pjesën detare mes Santorinit dhe Amorgos, gjegjësisht nga 26 janari përfundimisht me 10 shkurtin, janë regjistruar mbi 15.300 tërmete, nga të cilët mbi 13.200 kanë qenë më të fuqishëm se 1 ballë.

Të hënën, më 10 shkurt, pati mbi 1200 tërmete, nga të cilët mbi 240 ishin më të fortë se 2.5 ballë.

Duke qenë se tërmetet po ndjehen intensivisht edhe në Amorgos, i cili është afër epiqendrës, me vendim të Sekretarit të përgjithshëm për mbrojtjen civile në ishull është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, diçka që u vendos edhe për Santorinin javën e kaluar.

Shkollat ​​në Santorini, Ios, Amorgos dhe Anafi janë mbyllur për të dytën javë për shkak të tërmeteve. mb/

Остани поврзан