• сабота, 22 февруари 2025

Për 14 vjet nga Shqipëria janë larguar rreth 5.000 mjekë dhe 11.000 kuadro mjekësorë

Për 14 vjet nga Shqipëria janë larguar rreth 5.000 mjekë dhe 11.000 kuadro mjekësorë

Tiranë, 5 shkurt 2025 (MIA) – Për 14 vjet nga Shqipëria janë larguar rreth 5.000 mjekë nga praktika e përgjithshme, por edhe specialistë të ndonjë dege mjekësore, si dhe mbi 11.000 kuadro mjekësorë. 

“Largimi i mantel bardhëve nga Shqipëria nuk po ndalet. Të dhënat tregojnë se trendi i largimeve në vitin 2024 ishte i njëjtë si edhe vitet e kaluara. Më saktë, gjatë vitit të kaluar 146 mjekë kanë kërkuar vërtetim për sjellje të mirë, që shërben për punësim jashtë vendit. Gjatë pesë viteve të kaluara numri i mjekëve të cilët janë larguar është rreth 800. Numri më i madh ose 191 janë regjistruar në vitin 2022.  

Nëse merret parasysh edhe numri prej mbi 4.000 mjekë në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2020, kjo nënkupton se për më pak se një dekadë e gjysmë nga Shqipëria janë larguar rreth 5.000 mjekë. Dyfish më i madh është numri i kuadrit mjekësor gjegjësisht më shumë se 11.000.

“Largohen në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa vendin e parë e merr Gjermania. Një nga arsyet janë kushtet e këqija në të cilat punojnë mjekët për shkak të mungesës së infrastrukturës. Këtu gjithsesi janë edhe pagat e ulëta në krahasim me ato që i marrin në vendet e Evropës perëndimore, si dhe mundësitë më të mëdha për përmirësim të tyre”, theksojnë mediat shqiptare. 

Theksojnë se largimi i tyre krijon zbrazëti të shumta në sistemin shëndetësor, jo vetëm në shtëpi të shëndetit dhe spitale rajonale, por edhe në kryeqytet. Në një situatë të tillë pritet që popullsia shqiptare së shpejti të përballet me mungesë të mjekëve amë dhe mjekë nga ndihma mjekësore urgjente, degë të cilat nuk i preferojnë mjekët e rinj. fc/

Остани поврзан