Putini: Trampi shumë shpejt do ta kthejë rendin
- – Presidenti amerikan Donald Tramp me imazhin e tij shumë shpejt do ta kthejë rendin, ndërsa elitat evropiane do të mbeten para këmbëve të zotit të tyre dhe me kujdes do të lëvizin bishtin, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin për televizionin “Rusia 24”.

Moskë, 3 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp me imazhin e tij shumë shpejt do ta kthejë rendin, ndërsa elitat evropiane do të mbeten para këmbëve të zotit të tyre dhe me kujdes do të lëvizin bishtin, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin për televizionin “Rusia 24”.
“Tani ka një konfuzion midis elitave politike evropiane dhe presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp. A ka ndryshuar ndonjë gjë që nga koha e Bajdenit? Asgjë nuk ka ndryshuar. Ata ishin të lumtur të zbatonin të gjitha urdhrat e Uashingtonit nën Bajdenin”, tha Putini.
Siç theksoi, “elitave evropiane” më shumë u pëlqen Zhozef Bajdeni, përderisa “Donald Trampi ka ide të ndryshme për atë çka është mirë, ndërsa çka është keq, duke përfshirë edhe çështjen për gjininë”.
“Ju siguroj: Trampi, me karakterin e tij, me këmbëngulësinë e tij, do ta kthejë rendin aty shumë shpejt. Dhe të gjithë, do të shihni, do të ndodhë shpejt, së shpejti, të gjithë do të qëndrojnë para këmbëve të zotit të tyre dhe dalëngadalë do të lëvizin bishtin. Gjithçka do të vijë “në vendin e tij” theksoi Putini.
Presidenti rus e quajti të turpshme atë që Rusia nuk ishte e ftuar në ngjarjet përkujtimore me rastin e përvjetorit nga lirimi i Aushvic, transmeton Sputnik. Ai u shpreh i befasuar për shkak të “faktit që ftesën e kanë marrë ata të cilët vlerësojnë nazistin Stepan Bandera si hero”. fc/
Fotografia: EPA