• четврток, 30 јануари 2025

Putini: Nëse Perëndimi ndalon së mbështeturi Kievin konflikti në Ukrainë do të përfundojë për dy muaj ose më pak

Putini: Nëse Perëndimi ndalon së mbështeturi Kievin konflikti në Ukrainë do të përfundojë për dy muaj ose më pak

Moskë, 28 janar 2025 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se konflikti afro trevjeçar në Ukrainë do të përfundojë për “dy muaj” ose më pak nëse Perëndimi ndalon së mbështeturi Kievin. 

“Nuk do të ekzistojnë një muaj nëse nuk kanë para dhe, në kuptim të gjerë, plumbat. Gjithçka do të përfundonte për një muaj e gjysmë ose dy”, deklaroi Putini në intervistën për televizionin shtetëror rus. 

Sipas tij, bisedimet me Ukrainën janë të mundshme, por jo edhe me presidentin e saj Volodomir Zelenski, për të cilin vlerëson se është “jo legjitim”. 

“Nëse dëshiron të marrë pjesë në bisedime, do të emëroj njerëz të marrin pjesë në bisedime”, tha Putini, duke theksuar se Zelenski është ‘jo legjitim’ sepse mandati i tij si president ka skaduar gjatë gjendjes së luftës. fc/

Fotografia: EPA

 

Остани поврзан