• петок, 31 јануари 2025

Shtëpia e Bardhë pas 48 orëve e ka tërhequr urdhrin ppër ngrirjen e financimit të granteve federale

Shtëpia e Bardhë pas 48 orëve e ka tërhequr urdhrin ppër ngrirjen e financimit të granteve federale

Uashington, 30 ijanar 2025 (MIA) - Zyra buxhetore e presidentit amerikan Donald Tramp mbrëmë e ka tërhequr urdhrin ekzekutiv për ngrirjen e finacimit të granteve federale në Amerikë - vetëm dy ditë pasi që u mbjell konfuzion në mbarë vendin dhe ka ngritu padi, njoftuan dy persona të njoftuar për vendimin.

Rregullativa e marrë të hënën në mbrëmje e ka hedhur poshtë pasigurinë në duart e levës kyçe për financimin e shteteve, shkollave dhe organizatat që varen nga trilionë dollarë financim federal nga Uashingtoni.

Dy burime, të cilët kanë kërkuar anonimitet, konfirmuan se zyra buxhetore mbrëmë e ka tërhequr rregullativën, në mesazhin e dërguar deri te agjencitë dhe organet tjera qeveritare, me vetëm dy fjalë.

Kritikët nga Partia Demokratike e SHBA-së mirëpritën shpejt tërheqjen e aktit të diskutueshëm.

"Kjo është një fitore e rëndësishme për popullin amerikan, zërat e të cilit janë dëgjuar pas presionit të madh nga të gjitha anët e këtij vendi - njerëz të vërtetë që bëjnë ndryshim të vërtetë kur flasin", tha senatori demokrat Peti Marej nga Uashingtoni, duke akuzuar administratën Tramp për "një kombinim i paaftësisë së madhe dhe qëllimit mizor dhe shpërfilljes së qëllimshme të ligjit" që "shkaktoi dëm dhe kaos të vërtetë te miliona njerëz gjatë 48 orëve". Sipas saj, ai dëm dhe kaos "ende vazhdojnë". mb/

Foto: MIA

Остани поврзан