Trampi përgatit një objekt për 30.000 emigramtë në Gjirin e Guantanamos
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje njoftoi se në Gjirin e Guantanamos do të përgatitet një objekt për 30.000 emigrantë, i cili do të menaxhohet nga Pentagoni dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje njoftoi se në Gjirin e Guantanamos do të përgatitet një objekt për 30.000 emigrantë, i cili do të menaxhohet nga Pentagoni dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Baza detare e SHBA-së në atë gji në Kubë tashmë strehon një strukturë emigrantësh që është përdorur me ndërprerje për dekada, duke përfshirë edhe për strehimin e haitianëve dhe kubanëve të shpëtuar në det.
"Sot, gjithashtu po nënshkruaj një urdhër ekzekutiv që udhëzon Departamentin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të fillojnë përgatitjen e një objekti për 30.000 emigrantë në Gjirin e Guantanamos", tha Tramp në Shtëpinë e Bardhë.
Ai shpjegoi se objekti do të përdoret për të "ndaluar emigrantët e paligjshëm kriminelë më të këqij që kërcënojnë popullin amerikan".
Burgu i Guantanamos u krijua në vitin 2002 nga presidenti i atëhershëm Xhpoxh Bush për militantët e huaj të dyshuar pas sulmeve në SHBA më 11 shtator të vitit 2001. Në të janë ende 15 të burgosur.
Por objekti i emigrantëve është i ndarë nga ai burg famëkeq i sigurisë së lartë për të dyshuarit e huaj për terrorizëm.
Vendimi erdhi pasi Trampi urdhëroi më parë dëbimin e emigrantëve nga vendi me fluturime ushtarake amerikane dhe vendosjen e pak më shumë se 1600 trupave në kufirin me Meksikën. mb/
Foto: MIA