Xhozef: Modeli i Maqedonisë mund të shërbejë në Serbi, SHBA-ja mund të jetë ndërmjetësuese
- Eksperti amerikan për Ballkanin, Eduard Xhozef deklaroi se modeli i Maqedonisë mund të shfrytëzohet për tejkalimin e krizës politike në Serbi dhe se SHBA-ja apo Bashkimi Evropian apo anëtare individuale të tij mund të ndërmjetësojnë në negociatat mes qeverisë dhe opozitës.
Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Eksperti amerikan për Ballkanin, Eduard Xhozef deklaroi se modeli i Maqedonisë mund të shfrytëzohet për tejkalimin e krizës politike në Serbi dhe se SHBA-ja apo Bashkimi Evropian apo anëtare individuale të tij mund të ndërmjetësojnë në negociatat mes qeverisë dhe opozitës.
Xhozef, ligjërues në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington, mbrëmë për televizionin N1 deklaroi se ka shembull relevant nga Maqedonia e Veriut, kur para 10 viteve pati demonstrata të mëdha kundër kryeminsitrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski.
"Opozita pati kërkesa dhe erdhi deri te negociatat të cilat rezultuan me Marrëveshjen e Përzhinës, e cila mund të jetë model për Serbinë. Modeli i Maqedonisë së Veriut mund të shfrytëzohet dhe adaptohet në Serbi, për shembull, të arrihet qeveria kalimtare në të cilën opozita ka pozitë kyçe në pushtet. Dhe këti potencialisht keni rol të ndërmjetësuesit të jashtëm nga SHBA-ja dhe qeveritë e vendeve-anëtare të BE-së apo Unionit", tha Xhozef.
Marrëveshja e Përzhinës e vitit 2015, që e arritën partitë kryesore politike në Maqedoni të Veriut me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, i vuri fund krizës politike dhe institucionale në vend. Marrëveshja parashihte hyrje të përfaqësuesve të opozitës në ministri, dorëheqje të parakohshme të kryeministrit Gruevski dhe formim të qeverisë kalimtare e cila do ta çojë vendin drejt zgjehdjeve të përgjithshme.
Xhozef, gjithashtu, e komentoi paralajmërimin e javës së kalaur të bashkëpunëtorit të afërt të presidentit amerikan, Riçard Grenell, i cili ndau video nga protesta në Zrenjanin në Tuiter, duke komentuar se me rëndësi është të dëgjohen zëra të ndryshëm, por se SHBA-ja "nuk i mbështetë ata të cilët e minojnë sundimin e së drejtës apo okupimin e dhunshëm të institucioneve shtetërore".
"Konsideroj se është ironike që zotëri Grenell flet për nevojën e respektimit të ligjit kur shpejtë më pas patëm incident të dhunshëm në Novi-Sad. Edhe qeveria e pranon atë, ish-kryeministri (Millosh) Vupeviq e ceki atë si shkak për dorëheqjen e tij. Vetë qeveria pranoi se "pati dhunë dhe se ky reagim i dhunshëm ndaj dmeosntruesve, kundër studentëve është i papranueshëm", tha Xhozef.
Në pyetjen për atë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shfrytëzoi komentin e Grenellit për të treguar se e ka mbështetjen e SHBA-së, së bashku me Rusinë dhe Kinën, Xhozef tha se "nuk e lexon atë ashtu".
"Presidenti Vuçiq mund ta interpretojë deklaratën e zotëri Grenellit siç dëshiron, por unë nuk e interpretoj si miratim blanko nga ana e qeverisë amerikane (të qeverisë së Vuçiqit). Unë nuk e lexoj ashtu. Presidenti Vuçiq dëshiron ta interpretojë nëa të mënrë. Por, thelbi i asaj që e tha Grenell për sjelljen dhe veprimet, menjëherë u kontestua nga ajo që ndodhi në Novi Sad, ku mbështetësit e qeverisë kryen dhunë", tha Xhozef. ab/
Foto: МIА arkivi