Putini ia uroi fitoren Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale
- Presidenti rus Vlladimir Putin sot ia uroi rizgjedhjen e tij Aleksansar Lukashenkos për president të Bjellorusisë.

Moskë, 27 janar 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot ia uroi rizgjedhjen e tij Aleksansar Lukashenkos për president të Bjellorusisë.
"Fitorja e bindshme e zgjedhje qartë tregon autoritetin tuaj të lartë politik, si dhe mbështetjen e pamohueshme të popullatës për politikën e ndjekur nga Bjellorusia", tha Putin.
Siç deklaroi presidenti rus, të dy kanë kontribuar së fundmi për përforcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Moskës dhe Minskut.
Rusia dhe Bjellorusia do të vazhdojnë ngushtë të bashkëpunojnë për përforcimin e bashkëpunimit të tyre multilateral, rritjen e efikasitetit të institucioneve në shtetin e Unionit dhe avancimin e proceseve të ndërsjella integruese të dobishme në hapësirën euroaziatike", shtoi Putini. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s