• сабота, 05 октомври 2024

Punëtori: Me ndezjen e luftërave, rritet nevoja për gazetarë të specializuar për rajone të konfliktit

Punëtori: Me ndezjen e luftërave, rritet nevoja për gazetarë të specializuar për rajone të konfliktit

Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Siç po ndezen luftërat në Evropë dhe në Lindjen e Afërt, shtetet gradualisht fillojnë ta ndryshojnë retorikën e vet lidhur me sigurinë. Serbia dhe Kroacia vendosën shërbimin ushtarak, po furnizohen me raketa dhe armë shtetet në rajon. Por, sa marrin vesh gazetarët për temat e sigurisë dhe sa realisht mund t'u përgjigjen sfidave, ishte tema e punëtorisë së sotme "Lajme të mbrojtjes dhe sigurisë në Ballkan: sfida, dezinformata dhe bashkëpunim" në Shkup, që u mbajt si lloj rekapitulari i konferencës që dje dhe pardje e organizuan Rrjeti ballkanik i sigurisë dhe Departamenti amerikan i Shtetit.

Siç u tha, në prëgjithësi nuk ekzistojnë vlerësime se sa gazetarë nga vendi mund t'u përgjigjen sfidave të këtilla, por vullneti ekziston.

"Deri më tani në praktikë raportojmë vetëm nga ngjarje për stërvitje ushtarake. Nëse më herët kemi pasur gazetarë të specializuar posaçërisht për tema lidhur me Armatën, mbrojtjen dhe sigurinë, tani kjo nuk është kështu sepse mediumet tona janë ekonomikisht të dobëta, tregu është relativisht i kufizuar, ndërkaq edhe nevoja për gazetarë të specializuar është pakësuar. Por, siç ndryshin gjendja në shtete, aashtu ndryshon edhe tek ne, në fushën tonë", vlerësoi gazetari Aleksandar Sërbinovski.

Sipas tij, punëtoria e sotme është një prej disa të organizuarave në rajon, ku gazetarët paraqiten për bashkëpunim dhe specializim.

Konferenca dyditore ishte titulluar "Ndikimi i përhapjes së armëve të avancuara konvencionale ndaj sigurisë dhe difersifikimit të furnizimeve dhe modernizimit". ab/

foto: МIА arkivi

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан