• петок, 21 февруари 2025

PTHP: Shoferi që goditi vajzën në "Arradhat partizane" ishte pa patent shofer, nën efektin e alkoolit dhe kaloi në semafor të kuq

PTHP: Shoferi që goditi vajzën në

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi 20-vjeçar, i cili dje si pjesëmarrës në komunikacion në semafor të kuq, ka goditur Frosina Kulakovën, e cila po kalonte rrugën në një vendkalim të shënuar për këmbësorë.

Siç theksohet në kumtesën, personi dyshohet për “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal.

"I dyshuari 20-vjeçar, më 29 janar, si pjesëmarrës në komunikacion në rrugë publike, në korsinë e djathtë të bulevardit “Arradhat partizane” drejtonte makinën “Pezho 207” në pronësi të babait të tij. Mirëpo, ai nuk i ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar trafikun publik. Ai ka qenë duke e drejtuar makinën pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit me përmbajtje alkooli 0,82 promil në urinë, me çka ka rrezikuar jetën e njerëzve", theksojnë nga PTHP.

Nga Prokuroria shtojnë se kur i dyshuari arriti para vendkalimit të shënuar për këmbësorë në kryqëzimin me rrugën "29-ti nëntori", nuk ka përshtatur shpejtësinë e makinës gjendjes së rrugës dhe komunkacionit dhe kushteve të tjera të komunikacionit me qëllim që të të jetë në gjendje të ndalojë në kohën e duhur makinën përpara çdo pengese.

"Para vendkalimit për këmbësorë të rregulluar me semaforë të cilët gjatë aksidentit punonin në rregull, ai ka vazhduar lëvizjen përmes semaforit të kuq dhe me pjesën e përparme të majtë të makinës ka goditur trupin e këmbësores-viktimë Frosina Kulakova, e cila ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes", theksohet në kumtesën. 

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. ls/ 

Foto: MIA

 

Остани поврзан