• сабота, 22 февруари 2025

Protesta kundër Trampit dhe Projektit 2025 janë planifikuar sot në 50 shtete federale në SHBA

Protesta kundër Trampit dhe Projektit 2025 janë planifikuar sot në 50 shtete federale në SHBA

Nju-Jork, 5 shkurt 2025 (MIA) - Lëvizja për të kundërshtuar veprimet e para të administratës së presidentit Donald Tramp ka nisur në internet, ndërsa sot janë planifikuar protesta në të gjithë SHBA-në, njoftun mediat amerikane.

Lëvizja organizohet nën hashtagun #buildtheresistance dhe #50501, që do të thotë "50 protesta, 50 shtete, një ditë". Shumë nga protestat janë planifikuar në kryeqytetet e shteteve, ndërsa disa në qytete të tjera.

Lëvizja ka ueb faqe interneti dhe llogari të mediave sociale. Fletushkat, që janë të shpërndara në internet, dënojnë Projektin 2025, "loja" e ekstremit të djathtë për qeverinë dhe shoqërinë amerikane dhe përfshijnë porosi të tilla si "Refuzoni fashizmin" dhe "Mbroni demokracinë tonë".

Në javët e para të mandatit të tij të ri, Trampi ka nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë – nga tregtia dhe imigracioni deri te ndryshimet klimatike. Ndërsa demokratët filluan të ngrenë zërin në kundërshtim me agjendën e Trampit, protestat filluan, njoftuan mediat amerikane.

Të dielën, mijëra persona marshuan kundër planit të Trampit për dëbime masive në Kaliforninë Jugore, duke përfshirë dhe qendrën e Los Anxhelosit, ku protestat mbyllën një autostradë të madhe për orë të tëra. rq/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан