Protesta dhe bllokada në Novi Sad, Beograd dhe Nish: "100 ditë - 0 përgjigje"
- Bllokada tre orëshe në tri rrugë kryesore në Novi Sad përfundoi sot në orën 14, me porosinë e shkruar në asfalt me shkronja të kuqe "100 ditë - 0 përgjigje" dhe thirrje qytetarëve që të tubohen për protesta të mëdha në Kragujevc në Ditën e shtetësisë serbe- 15 shkurt.
![Protesta dhe bllokada në Novi Sad, Beograd dhe Nish:](https://mia.mk/images/20250209161521_big_730x400_27.webp )
Novi Sad, 9 shkurt 2025 (MIA) - Bllokada tre orëshe në tri rrugë kryesore në Novi Sad përfundoi sot në orën 14, me porosinë e shkruar në asfalt me shkronja të kuqe "100 ditë - 0 përgjigje" dhe thirrje qytetarëve që të tubohen për protesta të mëdha në Kragujevc në Ditën e shtetësisë serbe- 15 shkurt.
Siç deklaruan studentët, bllokadat janë organizuar me rastin e shënimit të 100 ditëve nga aksidenti në Stacionin hekurudhor ku humbën jetën 15 persona dhe dy u lënduan rëndë.
"Njëqind ditë nga rënia e tendës, njëqind ditë luftë për drejtësi dhe përgjegjësi", thonë studentët.
Demonstruesit në protestën e sotme kanë skanduar me vuvuzela dhe bori dhe mbajtën 15 minuta heshtje për të nderuar 15 viktimat e tragjedisë së Novi Sadit.
Ata mbanin edhe simbolin e protestës, flamuj me dorë të përgjakur, si dhe flamuj serb.
U bllokuan udhëkryqi i rrugëve Temerinska dhe Partizanska, gjegjësisht drejtimet nga Zrenjanini dhe Temerin për në Novi Sad.
Studentëve dhe qytetarëve iu bashkuan në bllokada fermerë me traktorë dhe motoçiklistë.
Protesta sot pati edhe në Beograd, Nish dhe qytete të tjera të Serbisë. Në Beograd u bllokua ura më e frekuentuar, Gazela nga ku studentët në lumin Sava lëshuan 15 trëndafila të bardhë të lyer me ngjyrë të kuqe.
Bllokada dhe protesta në Nish organizohet me moton “Është koha për të paguar tarifën”.
Foto: EPA