• вторник, 24 март 2026

Protestë e nismës "Të gjithë për Palestinën" para MPJ-së për shkak të sulmeve mbi Iranin

Protestë e nismës

Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Nën sloganin “Jo në emrin tonë”, një grup qytetarësh nga nisma “Të gjithë për Palestinën” protestuan para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për shkak të, siç thonë ata, mbështetjes për ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit mbi Iranin.

Ata e quajtën protestën një bllokadë kundër luftës për të treguar se "politika e MPJ-së sonë është vasale dhe mbështet luftën dhe shkatërrimin në të cilin vdesin civilë, gra dhe fëmijë".

"Jo në emrin tonë. Kjo duhet të ndalet. Këtë javë, Izraeli dhe SHBA-ja vranë mbi 100 vajza në sulme ndërsa vazhdojnë të ashtuquajturat bisedime paqeje. Ndërkohë, ata mbyllën kalimin kufitar të Rafas, përmes të cilit evakuohen palestinezët më të plagosur, të sëmurë dhe të dobësuar rëndë, si dhe kryen qindra shkelje të ligjit ndërkombëtar", thonë nga nisma.

Duke mbështetur sulmet, thanë ata, vendi ynë shkel detyrimet që ka marrë përsipër para bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht numrin e madh të marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare të ratifikuara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан