• вторник, 16 декември 2025

Propozimi për shkarkimin e Kocevskit dhe rezoluta e Qeverisë që dënon manipulimet e opozitës në lidhje me migrantët në Kuvend

Propozimi për shkarkimin e Kocevskit dhe rezoluta e Qeverisë që dënon manipulimet e opozitës në lidhje me migrantët në Kuvend

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 76-të, në rend dite të së cilës janë Propozimi për shkarkimin e Lupço Kocevskit nga detyra e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, për dënimin e manipulimeve të opozitës dhe për konfirmimin e politikave kundër migrimit ilegal.

Qeveria në Propozim thekson se shkarkimi i Kocevskit kërkohet për shkak të - gabimeve të mëdha profesionale që i ka bërë gjatë udhëheqjes së Prokurorisë publike: zbulim i paautorizuar i informacionit dhe të dhënave mbi çështjet gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për të mbrojtur konfidencialitetin e procedurës së përcaktuar me ligj; dëmtimin e reputacionit të Prokurorisë Publike dhe reputacionit të tij personal në tërësi duke mos vepruar në përputhje me detyrimet e parashikuara në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën. 

Rezoluta që dënon manipulimet e opozitës dhe për konfirmim të politikave kundër migrimit të paligjshëm është përbërë nga nëntë pika me të cilën një herë e përgjithmonë i jepet fund temës manipuluese të migrantëve. Nikolla Micevski, koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dje theksoi se me Rezolutën dënohet çdo sjellje manipuluese dhe konfirmohet se i jepet fund të gjitha spekulimeve dhe manipulimeve të rreme me gjoja pranimin e migrantëve dhe ndërtimin e kampeve për migrantë në shtet dhe me të cilën qartë dhe pa mëdyshje është përcaktuar korniza e politikës së migrimit.

Në rend dite të seancës së sotme të kuvendit në lexim të parë janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për rrugët shtetërore, Propozim-ligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për çmimet shtetërore.

Deputetët po shqyrtojnë edhe Propozimin për emërimin e një anëtari të këshillit të Ekspertëve në Agjencinë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Republikën e Libanit, Propozim-vendimi për ndryshime të Vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i rritur për hyrje dhe tranzitin e migrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë të Republikës së Bullgarisë në lidhje me përgatitjen, ndërtimin dhe  funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar.

Pas një procedure të shkurtuar në seancën e sotme, janë: Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për buxhetet, Propozim-ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet sipas Marrëveshjes së huasë për financimin e Projektit EMV për termocentralin fotovoltaik Bitola 3, i cili do të lidhet midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqërisë Aksionare për Termocentralet e Prodhimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, Propozim-ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet sipas Marrëveshjes së Huasë për financimin e Projektit të Termocentralit Fotovoltaik Bitila 3 dhe për financim shtesë të Projektit të rivitalizimit të hidroelektranave, i cili do të lidhet midis Bankës Kreditore për Rindërtim - KfW dhe Shoqërisë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim. sa/

Foto: MIA Arkivi

Остани поврзан