Promovimi i Kurrikulës për gazetari investigative në lëndën e edukatës qytetare
- Në Kuvend sot do të promovohet Kurrikula për gazetari investigative në lëndën e edukatës qytetare.
Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të promovohet Kurrikula për gazetari investigative në lëndën e edukatës qytetare.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, në promovim fjalë hyrëse do të kenë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, kryetarja e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport Ivanka Vasilevska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe ambasadori i Zvicrës Kristofer Zomer.
Kurrikulën për gazetari investigative në lëndës e edukatës qytetare do ta prezantojnë Viktor Novakovski - ekspert i jashtëm, Tome Gushev-udhëheqës i Departamentit për edukim dhe komunikim, Instituti parlamentar dhe Sonja Stamenkovska - këshilltare në Departamentin për edukim dhe komunikim, Instituti Parlamentar.
Në fund të ngjarjes do të ndahen certifikata. sa/
Foto: MIA Arkivi