• петок, 13 март 2026

Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë

Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, morën pjesë në iftarin e përbashkët të organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Në një atmosferë miqësore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të pranishmit patën mundësinë të ndajnë këtë mbrëmje të veçantë së bashku, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit mes shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taravari dhe Limani shprehën falënderim për ftesën e Kryeministrit Rama.

“Duke hapur iftarin në një nga kryeqendrat ballkanike, Tirana. Faleminderit Edi Rama për ftesën dhe, mbi të gjitha, faleminderit që i jep jehonë këtij Muaji të Madhërueshëm dhe kaq të rëndësishëm”, kanë shkruar Taravari dhe Limani në rrjetet sociale. ls/

Остани поврзан