• петок, 05 декември 2025

Prokuroria: Përgjegjësit për rastin në “Puls” e dinin për rreziqet por zgjodhën heshtjen dhe fitimin, do të vërtetojmë se askush nuk u përpoq ta parandalonte tragjedinë

Prokuroria: Përgjegjësit për rastin në “Puls” e dinin për rreziqet por zgjodhën heshtjen dhe fitimin, do të vërtetojmë se askush nuk u përpoq ta parandalonte tragjedinë

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - "Nuk është vetëm se kush e ka shkaktuar zjarrin, por kush ka pasur ujë dhe nuk e ka derdhur", deklaroi prokurori Borçe Janev në fjalën e tij hyrëse në gjyqin e sotëm për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, duke theksuar se katastrofa nuk ishte vetëm rezultat i piroteknikës, por edhe i një sërë lëshimesh institucionale dhe papërgjegjësisë.

"Katastrofa në Koçan nuk ndodhi nga veprimet ose lëshimet e një dore të vetme njeriu. Nuk ndodhi vetëm si pasojë e aktivizimit të piroteknikës atë natë fatale më 16 mars 2025. Nga një efekt skenik në dukje i zakonshëm, kur shkëndijat nga piroteknika sollën të padukshmen. Pamjet që na tronditën të gjithëve dhe bënë xhiron e botës janë vetëm akti përfundimtar dhe fatal i kësaj të keqeje institucionale, të padukshme por reale e cila doli në dritë atë mbrëmje. Në Koçan nuk u dogj vetëm objekti, por bashkë me të u dogj edhe iluzioni se ata që ishin përgjegjës për sistemin janë këtu kur duhet të mbrohen. U dogj edhe besimi se ai që u thirr veproi në kohë për ta parandaluar. Për fat të keq u dogj edhe e ardhmja e të rinjve të pafajshëm që donin vetëm gëzim dhe argëtim atë mbrëmje fatale. Jetët e tyre u shuan dhe shpirtrat dhe trupat e të lënduarve vuajtën, jo vetëm për shkak të vorbullës së zjarrtë, por edhe për shkak të vorbullës së papërgjegjësisë institucionale", tha prokurori.

Prokurori theksoi se tragjedia është pasojë e papërgjegjësisë institucionale afatgjate dhe se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën për t'u shëruar.

"Sado të jetë e vështirë dhe e dhimbshme. Nëse heshtim dhe humbim të vërtetën, nëse nuk përballemi me dimensionin e plotë të kësaj humbje të pariparueshme dhe kësaj tragjedie të paparë, nuk do të kemi kurrë forcën si shoqëri për të nisur rrugën drejt shërimit", tha ai.

Siç shtoi ai, Koçani, sado që dhemb dhe djeg në shpirtrat e të gjithëve, thërret dhe kërkon përgjigje legjitime.

"Kush lejoi që objekti të funksiononte edhe pse nuk ka pasur kurrë qëllim të kryente aktivitete hotelerike. Kush lejoi hyrjen pa siguruar daljen, kush dinte dhe kishte detyrë të vlerësonte rreziqet dhe lejoi dhe llogariti fitimet, kush zgjodhi dhe nënshkroi heshtjen në vend të sanksionit dhe mbylljes, kush nuk e perceptoi rrezikun dhe kushtet vdekjeprurëse", deklaroi Janev.

Prokurori theksoi se provat do të tregojnë se klubi "Puls" ishte një kurth vdekjeprurës që nga fillimi.

"Provat që do të paraqiten do të tregojnë pa asnjë dilemë se krimi në këtë ngjarje nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm akti kriminal i aktivizimit të piroteknikës, krim është ekzistimi i këtij objekti për kaq shumë vite. Klubi 'Puls' ka qenë gjithmonë një kurth vdekjeprurës sigurie, një fuçi baruti. Farat e kësaj katastrofe të paparë kishin mbirë prej kohësh dhe të gjitha vendimet për të ishin marrë prej kohësh. Provat do të tregojnë se asnjë nga këta të pandehur nuk donte ta shikonte dhe ta shihte rrezikun që fshihej prej vitesh, por duhej dhe ishin të detyruar ta shihnin dhe ta parandalonin atë", tha Janevi.

I akuzuari Dejan Jovanov tha se pa asnjë kufizim institucional dhe kontroll për respektimin e rregullave dhe rregulloreve të sigurisë, nuk i ka i interesuar kurrë rreziku dhe siç theksoi prokurori, provat do ta konfirmojnë shumë qartë këtë.

"Dimensioni i veprimeve të ndërmarra dhe shkalla e dështimeve të këtij njeriu janë shokuese dhe të habitshme. Do të mund të shihni dhe dëgjoni se çfarë ishte i gatshëm të bënte ky njeri vetëm për përfitim dhe kompensim material. Jini të bindur se do t'ju kujtojnë personazhe negative, antitezën e të gjitha vlerave njerëzore", deklaroi Janev.

Me këto fjalë, prokuroria e nisi fjalën e saj hapëse, duke paralajmëruar se do të kërkohet përgjegjësi për të gjitha lëshimet që çuan në njërën nga tragjeditë më të mëdha në vend.

Më herët në seancën e sotme dëgjimore për rastin e zjarrit në klubin e natës "Puls", mbrojtja e të pandehurve kërkoi shtyrjen e procedurës. Arsyeja ishte bashkimi i lëndës me procedurën kundër pronarit të agjencisë "Rubikon" e cila siguronte diskotekën si dhe paraqitja e aktakuzës së vetme të integruar. Avokatët theksuan se u duhej kohë për t'u njohur me listën e reduktuar të provave dhe kundërshtuan rregullsinë e materialit provë duke kërkuar që ajo të paraqitej në letër dhe në formë elektronike.

Më 16 mars 2025, gjatë koncertit të grupit muzikor DNK në diskotekën "Puls" në Koçan, shpërtheu zjarr një të cilin jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në object ka pasur më shumë vizitorë nga numri i lejuar, mes të cilëve edhe të mitur, ndërsa mjetet pikroteknike ishin aktivizuar pa leje. Objekti ka punuar në mënyrë të paligjshme për më shumë se një dekadë, pa kushte minimale teknike, me rikonstruime pa leje dhe pa sistem për mbrojtje kundër zjarrit.

Foto: MIA

 

Остани поврзан