Prishtina shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të mbeturinave të mëdha
- Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar nga menaxhimi joadekuat me mbeturinat, lajmëroi Anadollu.

Prishtinë, 3 shkurt 2025 (MIA) - Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar nga menaxhimi joadekuat me mbeturinat, lajmëroi Anadollu.
Kryetari i komunës, Përparim Rama në konferencë prë shtyp e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Rama ka thënë se kompania rajonale publike "Pastrimi", e cila është kompania e vetme e angazhuar për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, nuk është treguar efikase në detyrën e saj.
"Do të vazhdojmë që gjendjen emergjente që e kemi shpallur, ta përdorim për angazhimin e kompanive private për të ndihmuar për pastrimin e mirëfilltë të kryeqytetit", tha Rama.
Në disa lagje të Prishtinës shihen kontejnerët e mbeturinave të stërmbushur, derisa edhe shumë shporta të mbeturinave kanë mbetur pa u zbrazur tash e disa ditë pranë shtëpive.
Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të mbeturinave në Prishtinë është shpallur edhe gjatë vitit 2024, ku me këtë rast Komuna e Prishtinës kishte angazhuar operatorë privat për të bërë grumbullimin e mbeturinave.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, në konferencë me kryetarin Rama, tha se situata aktuale "e tejkeqësuar" i ka detyruar të shpallin sërish gjendje të jashtëzakonshme.
Një nga arsyet kryesore që çon ndërmarrjet publike të pastrimit të përballen me mungesë të kapaciteteve është vështirësitë në inkasimin e borxheve nga qytetarët.
Foto: Anadollu