• петок, 21 февруари 2025

Prindërit e katër adoleshentëve britanikë e padisin TikTok-un për shkak të vdekjes së fëmijëve të tyre

Prindërit e katër adoleshentëve britanikë e padisin TikTok-un për shkak të vdekjes së fëmijëve të tyre

Londër, 7 shkurt 2025 (MIA) - Prindërit e katër adoleshentëve britanikë e kanë paditur TikTok-un për vdekjen e fëmijëve të tyre, duke pohuar se kjo ka qenë rezultat i një konkursi sfidues në rrjetin social.

Prindërit pretendojnë se fëmijët e tyre të moshës 12 deri në 14 vjeç i kanë humbur jetët ndërsa merrnin pjesë në "sfidën e të fikëtit", e cila u bë e njohur në rrjetin social në vitin 2021, raportoi Gardian.

Qendra ligjore për viktimat e mediave sociale me seli në SHBA ngriti një padi dje në emër të prindërve kundër TikTok-ut dhe kompanisë së saj kineze amë ByteDance. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан