Presidentja Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Indisë, Arun Kumar Sahu
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Indisë me seli në Sofje, Arun Kumar Sahu.

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Indisë me seli në Sofje, Arun Kumar Sahu.
Siç kumtuan nga kabinet i Siljanovska-Davkovës, në ceremoni, ambasadori theksoi se synimi i tij është që marrëdhëniet bilaterale të arrijnë një nivel më të lartë, me fokus të veçantë në angazhimin e zgjeruar politik, lidhjet më të forta tregtare dhe investuese dhe zhvillimin e bashkëpunimit kulturor.
Siljanovska-Davkova tha se një dimension i rëndësishëm është bashkëpunimi ekonomik, pasi India ofron mundësi të mëdha për partneritet në teknologjinë informatike, burimet e ripërtëritshme të energjisë, industrinë farmaceutike dhe zhvillimin e infrastrukturës. Ajo theksoi se ne mund të ofrojmë një vendndodhje strategjike në Ballkan, një fuqi punëtore të kualifikuar dhe një klimë të favorshme biznesi për investitorët dhe kompanitë indiane. Sipas saj, bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kulturës meriton vëmendje të veçantë, duke shtuar se na lidhin edhe traditat e pasura kulturore, përkushtimi i përbashkët për paqen, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Të dy, siç theksohet, ranë dakord që të dy vendet i bashkon një lidhje e veçantë - shenjtorja Nënë Tereza, e lindur në Shkup, e cila ia kushtoi jetën e saj ndihmës vetëmohuese për më të pambrojturit në Indi.
“Kjo grua e pazakontë dhe e jashtëzakonshme bëhet urë shpirtërore që lidh dy popujt, simbol i humanizmit dhe mirësisë, vlerave që respektohen dhe vlerësohen në shoqërinë e Maqedonisë dhe Indisë", theksohet në kumtesën.
Duke i uruar një mandat të suksesshëm ambasador, ajo shprehu pritshmërinë e saj për realizimin e vizitës zyrtare të dakorduar të Presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, për të cilën ambasadori tha se kjo çështje është lartë në agjendën e tij. ls/
Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova