• сабота, 22 февруари 2025

Presidentja meksikane Shajnbaum urdhëroi kundër tarifa në vendimin e Trampit

Presidentja meksikane Shajnbaum urdhëroi kundër tarifa në vendimin e Trampit

Meksikë, 2 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum urdhëroi mbrëmë kundër tarifa si përgjigje ndaj vendimit të SHBA-së për vendosjen e tarifave prej 25 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika.

Në një postim më të gjatë në X, Shejnbaum deklaroi se qeveria e saj kërkon dialog, jo konfrontim, me fqiun e saj verior, por se Meksika është e detyruar të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

"Kam udhëzuar ministrin e Ekonomisë që të zbatojë Planin B për të cilin kemi punuar, i cili përfshin masa tarifore dhe jotarifore për të mbrojtur interesat e Meksikës", tha Shejnbaum, pa hyrë në detaje se cilat mallra amerikane do të prekeshin nga qeveria e saj.

SHBA-ja është bindshëm tregu i huaj më i rëndësishëm i Meksikës, me ç'rast Meksika kaloi Kinën në vitin 2023 dhe u bë destinacioni kryesor për eksportin amerikan.

Sipas burimeve të informuara, Meksika po përgatit tarifa të mundshme hakmarrëse që variojnë nga pesë deri në 20 për qind për mishin e derrit, djathin, produktet e freskëta, si dhe çelikun dhe aluminin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Industria e automobilave fillimisht do të përjashtohet, thonë ata.

Eksporti i SHBA-së në Meksikë në vitin 2023 arriti në më shumë se 322 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat e Byrosë së Regjistrimit, ndërsa SHBA importoi produkte meksikane në vlerë prej më shumë se 475 miliardë dollarë.

Në postimin e saj, Shejnbaum hodhi poshtë gjithashtu si "shpifëse" pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se kartelët e drogës janë në bashkëpunim me qeverinë meksikane, një pretendim që administrata e presidentit Donald Tramp e ka përdorur për të shpjeguar pse vendosi tarifa.

Tramp tha se tarifat kundër Meksikës u nxitën nga dështimi i vendit për të ndaluar futjen e fentanilit në SHBA, si dhe nga ajo që ai e përshkroi si migrim të pakontrolluar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан