• сабота, 22 февруари 2025

Presidenti i Shqipërisë për vizitë në Mal të Zi

Presidenti i Shqipërisë për vizitë në Mal të Zi

Tiranë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të presidentit Jakov Millatoviq. Pas pritjes është planifikuar takim i shefave të dy shteteve dhe më pas takim i dy delegacioneve.

Begaj ka mbërritur dje në Mal të Zi ku ka vizituar Tuzin, Plavën dhe Gucinë të populluara kryesisht me shqiptarë.

"Çështjet kombëtare duhet të dominojnë mbi çdo interes politik për faktin se janë shumë më domethënëse. Ruajeni gjuhën, identitetin dhe kulturën shqiptare për të cilën keni mbështetjen tonë", tha ai në takimin me përfaqësues të subjekteve qytetare dhe politike.

Begaj më herët, pas pritjes ceremoniale, bëri homazhe para monumentit të Skënderbeut në Tuz i cili u vendos më 28 nëntor të vitit të kaluar në Ditën e pavarësisë së Shqipërisë. 

 

Тагови

Остани поврзан