Presidenti i ri sirian, Al-Shara premtoi se do të formojë qeveri inkluzive
- Presidenti i sapoemëruar sirian, Ahmed al Shara dje deklaroi se do të formojë qeveri inkluzive kalimtare e cila do t'i përfaqësojë bashkësitë e ndryshme, do të ndërtojë institucione dhe do të drejtojë vendin derisa të mbahen zgjedhjet e lira dhe të drejta.

Damask, 31 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapoemëruar sirian, Ahmed al Shara dje deklaroi se do të formojë qeveri inkluzive kalimtare e cila do t'i përfaqësojë bashkësitë e ndryshme, do të ndërtojë institucione dhe do të drejtojë vendin derisa të mbahen zgjedhjet e lira dhe të drejta.
Al-Shara iu drejtua kombit në fjalimin e tij të aprë pasi që të mërkurën u emërua president i përkohshëm i vendit bga fraksionet e armatosura të cilat e rrëzuan ish-presidentin sirian Bashar al Asad në ofanzivën e rrufeshme në fillim të dhjetorit.
Grupi i armatosur i cili e kryesoi ofenzivën, Hajat Tahrir al -Sham, prej atëherë vendosi qeveri të përkohshme e cila i përshëndetë delegacionet e larta perëndimroe dhe arabe të cilat dëshirojnë të ndihmojnë në stabilizimin e vendit pas 13 viteve luftë qytetare.
Al-Shara në fjalimin e tij tha se do të formojë trup të vogël ligjdhënës për ta mbushur vakuumin parlamentar derisa të mbahen zgjehdje tër eja pas shpërndarjes së Parlamentit sirian.
Ai, gjithashtu, paralajmëroi se në ditët në vijim do të formojë komitet i cili do të përgatisë mbajtje të konferencës nacionale për dialog, që do të jetë platformë për sirianët për të biseduar për të ardhmen politike të kombit.
"Më pas do të pasojë edhe deklarata kushtetuese", tha ai, duke aluduar në përgatitjen e Kushtetutës së re siriane.
Al-Shara paraprakisht deklaroi se procesi i përpunimit të kushtetutës së re dhe mbajtja e zgjedhjeve mund të zgjasë edhe deri katër vite. ab/
foto: МIА arkivi