Presidenti i Libanit i bëri thirrje BE-së të ushtrojë presion ndaj Izraelit për tërheqjen në kohë nga territoret libaneze
- Presidenti libanez Xhozef Aun sot në pallatin presidencial në Bejrut u takua me ministrin portugez të Punëve të Jashtme Paulo Rangel, lajmëruan mediat libaneze.

Bejrut, 12 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti libanez Xhozef Aun sot në pallatin presidencial në Bejrut u takua me ministrin portugez të Punëve të Jashtme Paulo Rangel, lajmëruan mediat libaneze.
Aun i bëri thirrje Bashkimit Evropian të ushtrojë presion ndaj Izraelit për ta përfunduar tërheqjen e tij nga territori libanez deri në afatin përfundimtar më 18 shkurt.
Presidenti libanez konfirmoi mbështetjen e Libanit për Nismën Paqeësore Arabe, duke theksuar se Bejruti i hodhi poshtë të gjitha propozimet që mund të çojnë në zhvendosjen e palestinezëve nga vendi i tyre ose t'i minojnë të drejtat e tyre legjitime të konfirmuara në rezolutat e KB-së. sa/
foto: Arkivi i MIA-s