Presidenti i Finlandës: Transaksionalizmi amerikan paraqet sfidë për Evropën
- Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, sot vlerësoi se politika e jashtme amerikane paraqet sfidë për Finlandën dhe Evropën.

Helsinki, 5 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, sot vlerësoi se politika e jashtme amerikane paraqet sfidë për Finlandën dhe Evropën.
"Në politikën e jashtme, njohja e fakteve është fillim i urtësisë...Politika është aleati ynë më i afërt, SHBA aktualisht mbështetet më shumë në transaksionalizëm sesa në multilateralizëm. Është një sfidë për Finlandën dhe Evropën", tha Stub në fjalimin e tij para deputetëve", raporton Helsingin Sanomat.
Ai theksoi se Finlanda do të vazhdojë t'u përmbahet vlerave siç janë demokracia, sundimi i ligjit, e drejta ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Sipas tij, sfidat globale kërkojnë që Evropa të vazhdojë me bashkëpunimin e afërt me SHBA-në.
"Evropa duhet të vendosë mundësitë për bashkëpunim në tryezë pa kompromentuar parimet e saj", shtoi ai.
Stub nuk e përmendi presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, as nuk iu drejtua drejtpërdrejt politikës së tij, të cilat janë konsideruar të diskutueshme që nga fillimi i mandatit të tij, si njoftimi për blerjen e Grenlandës apo marrjen e Gazës, shkruan gazeta finlandeze.
"Po hyjmë në një botë të re. Shumë gjëra që ne i konsideronim normale do të ndryshojnë ose kanë ndryshuar tashmë. Politika e pushtetit tani e vë në pikëpyetje sistemin e bazuar në rregulla", tha Stub.
Ai shtoi se transaksionalizmi shpesh lidhet me Rusinë dhe Kinën, por, siç tha ai, të njëjtat karakteristika vlejnë për "disa fuqi perëndimore".
Presidenti i Finlandës theksoi se interesi afatgjatë i vendit është që sistemi multilateral të jetë sa më i fortë.
"Megjithatë, ne nuk mund ta përjashtojmë veten nga marrja e vendimeve, të cilat pjesërisht merren jashtë këtij sistemi. Ne gjithashtu nuk mund të izolohemi nga vendet që nuk e mbështesin plotësisht multilateralizmin. Ne i avancojmë interesat tona në të gjitha situatat e mundshme, bazuar në vlerat tona", përfundoi Stub. sa/
foto: arkivi