• четврток, 25 декември 2025

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Stamboll, 25 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti i gjigantit turk të futbollit Fenerbahçe, Sadetin Saran është arrestuar në Stamboll si pjesë e një hetimi të zgjeruar për drogë që përfshin figura të shquara nga bota e argëtimit dhe medias në Turqi.

Saran i cili ka shtetësi turke dhe amerikane u ndalua të mërkurën, vetëm disa orë pasi testet mjeko-ligjore gjetën gjurmë narkotikësh në mostrat e flokëve të tij, bën të ditur transmetuesi shtetëror TRT.

Saran javën e kaluar u thirr për të dëshmuar dhe u dërgua në një institucion mjeko-ligjor për të dhënë mostra flokësh dhe gjaku. 

Dhjetëra persona janë ndaluar që nga fillimi i dhjetorit si pjesë e hetimit të mbikëqyrur nga Zyra e kryeprokurorit të Stambollit. Ata përfshijnë prezantues televizivë, gazetarë, këngëtarë, aktorë dhe influencues në mediat sociale. Ata përballen me akuza që vijnë nga prodhimi dhe trafikimi i drogës deri te prostitucioni. Shumë prej tyre u janë marrë mostra gjaku dhe flokësh për testim për drogë.

FOTO: Fejsbuk

 

Остани поврзан