• сабота, 22 февруари 2025

Presidenti i Ekuadorit mbylli kufijtë e vendit para zgjedhjeve presidenciale

Presidenti i Ekuadorit mbylli kufijtë e vendit para zgjedhjeve presidenciale

Kito, 4 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa paralajmëroi mbylljen e kufijve të vendit nga e shtuna për tre ditë, duke përfshirë edhe rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës ku ai është kandidat.

"Duke pasur parasysh tentativat e grupeve të armatosura për destabilizimin e vendit, nga e shtuna, 8 shkurt deri të hënën, 10 shkurt, kufijtë do të mbeten të mbyllur", deklaroi sot lideri në profilin e tij në rrjetin social Iks.

Presidenti tridhjetë e shtatë vjeçar vendosi të forcojë edhe praninë ushtarake në zonat kufitare dhe të rrisë menjëherë sigurinë ushtarake në porte.

Të shtunën e kaluar, Daniel Noboa përmendi arrestimin nga shërbimet e sigurisë gjatë fushatës së tij për rizgjedhje të 12 personave të veshur me uniforma policie dhe armate, duke mbajtur armë dhe municione dhe të pajisur me dron, duke i quajtur ata "narko-terroristë" të cilët po përpiqen të "destabilizojnë vendin".

Noboa, djali i një manjati bananesh dhe miliarderi, erdhi në pushtet në nëntor të vitit 2023 për të përfunduar mandatin 18 mujor të paraardhësit të tij Gilermo Laso i cili dha dorëheqje për të shmangur fajin për akuzat për shkak korrupsionit.

Në janar të vitit 2024 Noboa shpalli se vendi është në "konflikt të armatosur të brendshëm" pasi arratisja e një narkobosi të fuqishëm droge nga burgu në Gvajakil shkaktoi një valë dhune.

Në Ekuador rreth 20 banda janë të përfshira në trafikun e drogës, rrëmbimin dhe zhvatjen, mbjelljen e terrorit dhe vdekjes në këtë vend të Amerikës së Jugut me 17 milionë banorë. rq/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан