• сабота, 22 февруари 2025

Prej sot e deri të premten në Serbi thirrje për bojkot të pesë zinxhirëve të mëdhenj tregtarë për shkak të çmimeve të larta

Prej sot e deri të premten në Serbi thirrje për bojkot të pesë zinxhirëve të mëdhenj tregtarë për shkak të çmimeve të larta

Beograd, 10 shkurt 2025 (MIA) - Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve në Serbi, "Efektiva" u bëri thirrje qytetarëve prej sot e deri të premten, 14 shkurt, t'i bojkotojnë pesë zinxhirët e mëdhenj tregtarë. Siç theksojnë nga kjo shoqatë, suksesi do të arrihet nëse të ardhurat ulen për një të tretën.

Duke folur për rezultatet nga bojkoti i kaluar, Dejan Gavrilloviq nga Efektiva për TVN1 deklaroi se është vërejtur rënie e të ardhurave prej 37 për qind, pas çka u është bërë thirrje tregtarëve, furnitorëve dhe shtetit të bëjnë diçka më konkrete.

Meqenëse nuk ka pasur kurfarë reagimi, ndërkaq morën informatë se madje edhe i kanë rritur çmimet, Gavrilloviq tha pason thirrja e ardhshme për bojkot pesëditor.

Pesë zinxhirët e mëdhenj tregtarë - cak i bojkotit, mbajnë mbi gjysmën e tregut.

"Nëse i detyrojmë t'i ulin çmimet, të gjuthë të tjerët do ta ndjekin. Nëse ka rënie të të ardhurave për një të tretën, ky do të jetë sukses", deklaroi Gavrilloviq.

"Nëse nuk ka reagim konkret edhe pas këtij bojkoti, së bashku me konsumatorët do të sjellim vendim të bojkotojmë disa tregtarë të caktuar të shitjes me pakicë për një periudhë mët ë gjatë, me qëllim që t'i detyrojmë t'i ulin çmimet", thonë nga Efektiva.

Pesë zinxhirët kryesorë tregtarë janë Delhaize Group, Mercator Group, "DIS", "Lidl" dhe "Univerexport". Serbia iu bashkua bojkotit të vendeve në rajon: Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat gjithashtu bënë thirrje të evitohet tregtimi në supermarketet e mëdha. ab/

 

Остани поврзан