Politiko: Bisedat e "vështira" telefonike të Trampit me funksionarët britanikë
- Portali "Politiko" nga Brukseloi publikoi përvoja të kryeministrave dhe funksionarëve britanikë nga bisedat me telefon me presidentin amerikan, Donald Tramp.

Bruksel, 24 janar 2025 (MIA) - Portali "Politiko" nga Brukseloi publikoi përvoja të kryeministrave dhe funksionarëve britanikë nga bisedat me telefon me presidentin amerikan, Donald Tramp.
"Thirrjet ishin të jashtëzakonshme... Të gjithë po qanin nga të qeshurat, pasi bisedat ishin gazmore", kujton një ish funksionar i Dauning Stritit, i cili insistoi të mbetet anonim.
Kryeministri aktual Kir Starmer, gjoja, ende pret në rend për thirrjen e tij të parë me presidentin amerikan, edhe pse shpesh dëshiron të cek se ka dakorduar darkë dyorëshe me Trampin në shtator dhe dy biseda para inaugurimit.
Politiko njofton se Tereza Mej dhe Boris Xhonson, të cilët ishin kryeministra gjatë mandatit të parë të Trampit, derisa kanë biseduar me presidentin amerikan, personelin e tyre dhe këshilltarët e posaçëm i kanë mbledhur që ta dëgjojnë bisedën.
Gjatë bisedave, Trampi "e shkatërronte" Mejin, njoftoi një përfaqësues anonim brotanik, duke shtuar se "ajo nuk ka pasur ide se si të ballafaqohet me dikë si Trampi".
Sipas tij, Tramp i ka shfrytëzuar thirrjet telefonike për ta shprehur mendimin e tij për liderët e tjerë botërorë, madje edhe e ka përqeshur Mejin.
Ndërsa Xhonson, nga ana tjetër, "në mënyrë dinjitoze e lajkatonte Trampin", edhe pse nuk e pëlqente.
Politiko njofton se Trampi gjatë bisedave me telefon me përfaqësuesit britanikë ka biseduar edhe për golfin, turbinat me erë, e tjerë. Ai shpesh pyeste për shëndetin e mbretëreshes së atëhershme, Elizabeta e Dytë. bsh/
Foto: MIA arkiv