• сабота, 22 февруари 2025

Policia suedeze ende nuk e din motivin për të shtënat në qendrën edukative për të rritur në Erebro

Policia suedeze ende nuk e din motivin për të shtënat në qendrën edukative për të rritur në Erebro

Erebro, 5 shkurt 2025 (MIA) - Shefi i policisë në Erebro, Suedi, Robert Eid Forest, deklaroi se ende nuk dihet motivi për të shtënat në shkollën për të rritur, në të cilën jetën e humbën së paku 11 persona, ndërsa shumica janë lënduar, dhe nuk janë identifikuar të gjitha viktimat.

Ai në konferencë prë shtyp tha se kryesi nuk është i njohur për policinë dhe nuk ka lidhje me grupe kriminale, si dhe se nuk ka asgjë që tregon se veprën e ka kryer për shkaqe ideologjike. Kryesi ishte i moshës 35-vjeçare dhe nuk kishte kurfarë tëa rdhura. Ka hyrë në shkollë i armatosur me pushë gjuetie, transmeton servisi publik suedez SVT.

Policia supozon se ai ka vepruar i vetëm, edhe pse nuk e përjashtojnë mundësinë se ka pasur edhe persona të tjerë të përzier. Ai tha se policia ende "tërësisht" nuk i ka identifikaur të gjitha viktimat, ndërkaq nuk ka kurufarë informata të reja për numrin e të vrarëve dhe të lënduarve në të shtënat që ndodhën në shkollën për të rritur "Kampus Risbergska".

"Të gjithë të cilët ishin të pranishëm në shkollë apo ka xhirime nga ngjarja janë thirrë të paraqiten në polici", tha Forest në konferencën për shtyp.

Në të njejtën kohë, në qendër të Erebros u mbajt takim informativ për familjet e viktimave, ku u prezantuan planet për identifikim të mëtutjeshëm.

Në Erebro sot arritën mbreti sudez Gustaf, mbretëresha Silvia, kryeministri Ulf Kristerson dhe ministri i Drejtësisë, Gunar Shtromer dhe u shprehën respekt viktimave në shkollë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан