• сабота, 22 февруари 2025

Pjesa më e madhe e transportit publik në Bangkok do të jetë falas për një javë shkaku i ndotjes

Pjesa më e madhe e transportit publik në Bangkok do të jetë falas për një javë shkaku i ndotjes

Bangkok, 24 janar 2025 (MIA) - Tajlanda do ta bëjë pjesën më të madhe të transportit publik në Bangkok falas për një javë në tentim për të reduktuar ndotjen e ajrit, deklaroi sot një ministër i qeverisë.

Sistemi hekurudhor në kryeqytetin Skytrain dhe shërbimet e autobusëve do të jenë falas për shfrytëzuesit nga e shtuna, deklaroi ministri i Transportit, Surija Huangroongruangkit.

"Shpresojmë që kjo politikë do të ndihmojë në uljen e ndotjes".

Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Tajlandës ka imponuar mbylljen e më shumë se 350 shkollave sot, bëjnë të ditur autoritetet e qytetit. Kjo është shifra më e lartë në pesë vitet e fundit.

“Administrata e Bangkokut ka mbyllur 352 shkolla në 31 qarqe për shkak të ndotjes së ajrit”, kumtuan autoritetet. Në Bangkok ka 437 shkolla.

Niveli i grimcave PM2.5, mikrogrimcave që shkaktojnë kancer, mjaft të vogla për të hyrë në qarkullimin e gjakut përmes mushkërive– arriti në 108 mikrogramë për metër kub, thekson IQAir, raportojnë mediat perëndimore.

Kryeqyteti i Tajlandës është qyteti i shtatë më i ndotur në botë për momentin.

 

 

 

 

Тагови

Остани поврзан