Pjesa më e madhe e transportit publik në Bangkok do të jetë falas për një javë shkaku i ndotjes
- Tajlanda do ta bëjë pjesën më të madhe të transportit publik në Bangkok falas për një javë në tentim për të reduktuar ndotjen e ajrit, deklaroi sot një ministër i qeverisë.

Bangkok, 24 janar 2025 (MIA) - Tajlanda do ta bëjë pjesën më të madhe të transportit publik në Bangkok falas për një javë në tentim për të reduktuar ndotjen e ajrit, deklaroi sot një ministër i qeverisë.
Sistemi hekurudhor në kryeqytetin Skytrain dhe shërbimet e autobusëve do të jenë falas për shfrytëzuesit nga e shtuna, deklaroi ministri i Transportit, Surija Huangroongruangkit.
"Shpresojmë që kjo politikë do të ndihmojë në uljen e ndotjes".
Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Tajlandës ka imponuar mbylljen e më shumë se 350 shkollave sot, bëjnë të ditur autoritetet e qytetit. Kjo është shifra më e lartë në pesë vitet e fundit.
“Administrata e Bangkokut ka mbyllur 352 shkolla në 31 qarqe për shkak të ndotjes së ajrit”, kumtuan autoritetet. Në Bangkok ka 437 shkolla.
Niveli i grimcave PM2.5, mikrogrimcave që shkaktojnë kancer, mjaft të vogla për të hyrë në qarkullimin e gjakut përmes mushkërive– arriti në 108 mikrogramë për metër kub, thekson IQAir, raportojnë mediat perëndimore.
Kryeqyteti i Tajlandës është qyteti i shtatë më i ndotur në botë për momentin.