• сабота, 22 февруари 2025

Pistoriusi: Rusia do të mbetet një kërcënim për sigurinë evropiane edhe nëse arrihet paqja në Ukrainë

Pistoriusi: Rusia do të mbetet një kërcënim për sigurinë evropiane edhe nëse arrihet paqja në Ukrainë

 Bruksel, 13 shkurt 2025 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistoriusi sot deklaroi se Rusia do të mbetet kërcënim për sigurinë evropiane edhe nëse arrihet paqja në Ukrainë, duke shprehur keqardhje që administrata amerikane tashmë ka bërë, siç theksoi, lëshime ndaj Rusisë para fillimit të negociatave.

 "Do të ishte naive të besohet se ai kërcënim, edhe pas çdo marrëveshjeje paqeje, sa herë që të materializohet, do të dobësohet", tha Pistoriusi para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

 Pistoriusi theksoi se prandaj është e nevojshme që anëtarët e NATO-s të investojnë më shumë dhe më shpejt në mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

Foto: EPA 

 

Остани поврзан